Transmetuar më 05-09-2014, 20:55

Kanë përfunduar pushimet dhe tashmë puna ka nisur normalisht. Mirëpo jo të gjithë e rinisin aktivitetin me të njëjtin intensitet.

Bing, motori i kërkimit të Microsoft ka renditur një klasifikim të njerëzve që ngrihen më herët në mëngjes në Europë dhe që e nisin punën të parët.

Në vendin e parë renditen gjermanët, të ndjekur nga anglezët, francezët dhe italianët.

Në Gjermani aktiviteti nis në mëngjes mesatarisht në orën 08.06, ndërsa për anglezët ky aktivitet nis në orën 08.30 dhe për francezët në 08.32.

Ndërkohë Italia renditet e katërta, pasi në këtë vend aktiviteti i punës nis në orën 08.36./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit