
Të rrahur deri në vdekje nga vëllai i tyre. Kështu gjetën vdekjen Patrick dhe Thomas O’Driscoll, dy vëllezër binjakë me moshë nëntë vjeçare.
Vëllai i tyre Jonathan, 20 vjeç i vrau dhe më tej vari veten pak kiloimetra larg banesës ku jetonin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Charleville, të Irlandës.
Trupat e fëmijëve u gjetën të pajetë në dhomën e tyre, nga dy vëllezërit më të vegjël pesë dhe tre vjeçar.
Jonathan ishte adoptuar nga prindërit e binjakëve, por pak vite më vonë ata kishin sjellë në jetë Patrick dhe Thomas. Shpesh për vogëlushët kujdesej Jonathan, i cili ishte edhe më i madhi, madje kur s’ndodheshin prindërit në shtëpi kujdesej edhe për dy fëmijët e tjerë të prindërve birësues.
Nuk dihet ende dinamika e krimit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka pasur në bazë xhelozinë e tij për vëllezërit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





