Transmetuar më 05-09-2014, 16:06

Shkodër, 5 shtator 2014, NOA.al- Një 29 vjeçar nga Shkodra është denoncuar në polici nga bashkëjetuesja e tij.

Nga ana e uniformave blu nisi procedimi penal në ngarkim të Henrik J., lindur në Shkodër dhe banues në Belgjikë.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se procedimi filloi pasi ndaj tij ka bërë kallzim 29 vjeçarja K. Rr., banuese në Shkodër, me të cilën ka bashkëjetuar në Belgjikë, duke deklaruar se i mban në nënyrë të padrejtë fëmijën e tyre të moshës 11 vjeçare.

Gjatë denoncimit në polici gruaja ka deklaruar se para gjashtë muajsh është deportuar nga Belgjika pasi nuk kishte dokumenta, ndërsa bashkëjetuesi i saj i cili ishte i pajisur me dokumenta ka qëndruar bashkë me vajzën e tyre.

29 vjeçari i ka thënë gruas se do e kthejë në Shqipëri fëmijën, por pas kërkesave të vazhdueshme të saj nuk ka pranuar, duke thënë se, “Nuk e kthej vajzën të jetoj në Shqipëri. Shiko jetën tënde, ajo po rritet mirë”.

Përballë kërkesës së gruas policia u vu në lëvizje, ndërsa çështja i ka kaluar Interpolit shqiptar, i cili në bashkëpunim me Interpolin belg, pritet të veprojë për zgjidhjen e situatës./k.k/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit