Transmetuar më 05-09-2014, 15:13

Tiranë, 5 shtator 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Vjeshtë 2014” bëri të mundur zbulimin dhe asgjëismin e 1000 rrënjeve kanabis sativa.

Efektivët e komisariatit nr.4 të policisë zbuluan në fshatin Mner i Sipërm në Tiranë, 13 parcela me bimë narkotike.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike u bë arrestimi i 48 vjeçarit Fejzullah Kamberi, i kryeplakut të fshatit Fatmir Daci 52 vjeç, i 42 vjeçarit Fatmir Mema, i 26 vjeçarit Klodian Daci dhe i 64 vjeçarit Myslym Mema, ndërsa u shpall në kërkim 57 vjeçari Hasan A..

Nga kontrolli i territorit ushtruar nga strukturat e policisë në këto parcela, në fshatin Mner i Sipërm, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tyre i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit