


Luiz Suarez mezi pret të luajë në ndeshjet zyrtare me Barcelonën dhe për këtë qëllim po stërvitet fort, që të jetë gati fizikisht dhe psikologjikisht, citon Supersport.
Ai e di mirë se nuk mund të përsërisë atë gabim për të cilin u pezullua për 4 muaj. Për aq kohë se do të jetë në fushë, sytë do të jenë drejtuar pikërisht tek ai.
“Jam shumë i qetë, pasi një situatë të tillë e kam përjetuar edhe kur luaja në Angli me Livepool-in. Jam mësuar me këtë lloj presioni”. Gjithsesi uruguaiani e ka të qartë që do të jetë gjithmonë në fokusin e medias.
“Duhet të mësohem edhe me këtë fakt. Jam pjesë e klubit më të mirë në botë dhe është normale që do të ketë më shumë sy që të shikojnë”.
27-vjeçari i ka ndjekur në shtëpi dy fitoret e Barcelonës në këtë fillim sezoni. Suarez u gezohet sukseseve me Elchen dhe Villarrealin, por nuk e fsheh faktin që vuan shumë, pa patur mundësi të japë kontribut në fushën e blertë.
“E vërteta është se vuajta shumë. E ndjen veten të pafuqishëm, vetëm mund të bërtasësh dhe të flasësh më zë të lartë. Vetëm kjo të lejohet. Je i detyruar ta pranosh realitetin”.
Megjithatë Suarez është shumë i gëzuar që mund të stërvitet me skuadrën. “Mund t’u them fëmijëve të mi se po shkoj të stërvitem, dhe kjo më qetëson shumë dhe më bën të ndihem futbollist.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





