
Tiranë, 5 shtator 2014, NOA.al- Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e “arrestit në burg” në mungesë, për Besmir Laja, i akuzuar për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, si edhe masën e “arrestit në shtëpi” për Brunilda Dura, e akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Laja dhe Dura janë punonjës të një filiali të Bankës Kombëtare Tregtare në Tiranë.
Në bazë të hetimeve paraprake ka rezultuar se Laja, me detyrë arkëtar në filialin e BKT, dyshohet se ka vjedhur nga arka e bankës shumën 7.280.012 lekë, 32 mijë euro dhe 18.080 dollarë amerikan, si edhe 510.000 lekë nga bankomati.
Siç raporton Noa.al Brunilda Dura, me funksion asistente e shefit të operacioneve bankare dyshohet se, nëpërmjet mosveprimeve të saj, ka krijuar kushtet për vjedhjen e shumës së parave nga arka e bankës.
Në këtë hetim është përfshirë edhe drejtori i filialit të bankës, Feti Zeneli, për të cilin saanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e hënë. Edhe Zeneli akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nëpërmjet mosveprimeve të saj, ka krijuar kushtet për vjedhjen e shumës së parave nga arka e bankës./a.y/noa.al/
Vidhet një shumë e madhe parash në BKT
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





