Transmetuar më 05-09-2014, 13:19

Për artistin irakian Othman Toma, i cili jeton dhe punon në Bagdad, ngjyrat dhe bojërat janë shumë të dala mode dhe nuk i plotësojnë thuajse kurrë tablotë që ai kërkon të pikturojë.
Ai ka vendosur të zgjedhë një mënyrë krejt ndryshe, duke përdorur si bojëra akulloret. Nëpërmjet akullores me çokollatë ka arritur të realizojë portretin e një tigri, ndërsa falë të verdhës në limoni i ka dhënë jetë syve të kafshës.
Për të parë këtë dhe disa foto të tjera të realizuar nga ky piktor i veçantë, ju ftojmë të klikoni në galerinë e mëposhtme. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





