
Qumështi i gjirit të nënës është burimi më natyral ushqyes për fëmijën. Nuk është e mundur të gjendet një ushqim që të zërë 100 % vendin e qumështit të nënës.
Ndodh që nëna e sapolindur të ketë mungesë të qumështit, çka ndikon edhe në shëndetin e fëmijës. Lodhja dhe shqetësimet gjatë ditës janë shkaqet, që çojnë në ulje të sasisë së qumështit të prodhuar nga nëna.
Pirja e qumështit të gjirit gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe, pasi ai ndihmon në asimilimin e lëndëve të rëndësishme për organizmin në rritje të të voglit, që garantojnë rritje dhe zhvillimin normal.
Qumështi i gjirit është i pasur me proteina, karbohidrate, yndyrna, vitamina e minerale. Ka aftësinë të mbrojë fëmijën nga disa sëmundje. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





