

Elbasan, 5 shtator 2014, NOA.al – 5 persona janë proceduar penalisht në qytetin e Elbasanit, pasi kanë ndërtuar pa lejen përkatëse objekte të ndryshme në këtë qytet.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal ndaj:
A.D, 36 vjeç, banues në fshatin Jagodinë Elbasan, pasi në fshatin Çikallesh, Elbasan, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse;
F.R, 51 vjeç, banues në fshatin Kusarth, I.K, 62 vjeç, banues në fshatin Petresh dhe H.P, 58 vjeç, banues në Elbasan pasi janë gjetur duke ndërtuar objekte pa leje përkatëse.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Elbasanit, është kapur 29 vjeçari A.K., i shpallur në kërkim pasi më datë 31 gusht të këtij viti është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.
Lidhur me këto procedime, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “ndërtim pa leje”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





