Transmetuar më 05-09-2014, 09:12

Korçë, 5 shtator 2014, NOA.al – Ka qenë dhuna e ushtruar mbi to nga pjesëtarët e familjes, arsyeja që i ka shtyrë dy femra në qytetin e Korçës t’i drejtohen për të kërkuar ndihmë dhe mbrojtje në polici.

Burime zyrtare nga policia e Korçës konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA.al se ditën e djeshme 25 vjeçarja me iniciale J.GJ., banuese në lagjen 9 në këtë qytet, ka kërkuar mbrojtje pas dhunës fizike e psikologjike të ushtruar mbi të nga bashkëshorti 29 vjeçar, i identifikuar si A.Gj..

Të njëjtën ditë, në policinë e qyteti juglindor ka mbërritur edhe 51 vjeçarja Ç.D., banuese në lagjen 4, e cila ka kërkuar mbrojtje në organet policore, pasi kunati i saj i moshës 53 vjeçare i identifikuar si N.D., me të cilin mesogruaja jeton në të njëjtën banesë, prej disa kohësh ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.

Për të dyja rastet janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për procedime të mëtejshme. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit