
Armina Mevlani është e dashura e re e Shkëlzen Berishës, djalit të ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Prej kohësh ata të dy shoqërohen bashkë dhe deri më tani dukej se gjithçka mes tyre shkonte më së miri, por…
Ka qenë pikërisht një foto e postuar nga vetë Armina, e bija e spikerit të mirënjohur, Arben Mevlani, ajo që ka nxitur kureshtjen e të gjithëve dhe kanë shtruar pyetjen nëse ajo është ende e lumtur, apo kjo ka qenë vetëm në të shkuarën.
Armina ka postuar foton e mëposhtme, ku si diçiturë të së cilës ka vënë “Throwback to when i was happy” (Kur unë isha e lumtur). Çfarë do të thotë kjo? Mos vallë bukuroshja nuk ndihet ashtu siç duket në sytë e të gjithëve? E palumtur në krahët e partnerit të saj të ri, apo ka diçka tjetër që e mundon? /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





