Transmetuar më 04-09-2014, 20:22

Wells, Angli, 4 shtator 2014, NOA.al – Kryeministri i vendit, Edi Rama u takua në Walles, me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras.

Mësohet se Kryeministri Rama theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit.

Me interes të veçantë u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit.

Në takim u ndanë pikëpamjet respektive për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë për t’i zhvilluar ato më tej.

Takimi u zhvillua në Newport, Walles, ndërsa delegacionet e dy vendeve marrin pjesë në Samitin e NATO-s. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit