Transmetuar më 04-09-2014, 20:22

Qeveria Australiane po vë në zbatim masat më të forta të marra deri më sot për mbrojtjen e kufijve, për të luftuar trafikimin e njerëzve nëpërmjet detit dhe për të mbrojtur kufijtë e Australisë.

Operation Sovereign Borders (OSB) është iniciativë e udhëhequr nga ushtria për mbrojtjen e kufijve, për të ndaluar anijet, për të parandaluar njerëzit që të rrezikojnë jetën e tyre në det në duart e kriminelëve dhe për të mbrojtur integritetin e programit të emigracionit të Australisë.

Qeveria Australiane paralajmëron se Kërkuesit e azilit të cilët udhëtojnë me anije pa vizë nuk do të përfundojnë në Australi. sikurse raporton NOA.al. duke cituar burime zyrtare nga Qeveria Australiane, këto rregulla zbatohen për të gjithë; familjet, fëmijët, fëmijët e pashoqëruar, të arsimuarit dhe të kualifikuarit. “Pa bërë asnjë përjashtim”, – theksohet në deklaratën zyrtare.

Më tej thuhet se “Australia është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj dhe do të ndalojë këdo që përpiqet të vijë në mënyrë të paligjshme me anije”.

Po ashtu bëhet e ditur se OSB Joint Agency Taskforce po dërgon një sërë komunikimesh jashtë Australisë për të informuar njerëzit që po konsiderojnë të udhëtojnë për në Australi në mënyrë të paligjshme me anije, se rregullat kanë ndryshuar.

“Ata nuk duhet të besojnë gënjeshtrat e trafikantëve të njerëzve dhe në asnjë mënyrë Australia do të bëhet vendbanimi i tyre”, – thuhet në deklaratën zyrtare.

Kohët e fundit një numër qytetarësh shqiptarë në Shqipëri, janë duke bërë përpjekje për të kaluar ilegalisht në Australi. Disa njerëz, kryesisht sekserë, ofrojnë hyrje në Australi në mënyra të ndryshme ilegale, kundrejt pagesave që nisin nga dhjetë mijë dollarë amerikanë.

Një pjesë e personave që arrijnë të hyjnë në Australi, përdorin viza të falsifikuara. Shumë të tjerë, bëjnë udhëtime maratonë, rraskapitëse dhe plot pasiguri, fillimisht me linjë ajrore në qytete evropiane dhe më tej me anije deri në kontinentin e largët.

Më poshtë mund të ndiqni disa informacione të vlefshme që të mos bieni pre të trafikantëve:

Qeveria Australiane po vë në zbatim masat e saj më të forta të marra deri më sot për mbrojtjen e kufijve, për të menaxhuar të ardhurit e paligjshëm nga deti dhe për të luftuar trafikimin e njerëzve. Çfarë është Operacioni Kufijtë Sovranë? Operacioni Kufijtë Sovranë është iniciativë e Qeverisë Australiane për mbrojtjen e kufijve e udhëhequr nga ushtria, për të ndaluar anijet, për të parandaluar njerëzit që të rrezikojnë jetën e tyre në det dhe për të mbrojtur integritetin e programit të emigracionit të Australisë. Çfarë do të thotë kjo për ata që udhëtojnë për në Australi me anije pa vizë? Nëse ju vini në Australi me anije në mënyrë të paligjshme, në asnjë mënyrë Australia do të bëhet ndonjëherë vendbanimi juaj.

Kushdo që kërkon të hyjë në Australi në mënyrë të paligjshme me anije, do të kapet dhe do të shpërngulet nga ujërat e Australisë pa u vënë në rrezik (duke përfshirë fëmijët, familjet dhe të miturit e pashoqëruar).

Këto rregulla zbatohen për të gjithë: familjet, fëmijët, fëmijët e pashoqëruar, të arsimuarit dhe të kualifikuarit. Pa bërë asnjë përjashtim.

Ju do të transferoheni brenda 48 orëve në një qendër proçedimi në Papua New Guinea apo Nauru. Kërkesat tuaja do të vlerësohen nga Qeveria e Papua New Guinea-t ose Qeveria e Nauru-t.

Nëse vlerësohet që ju nuk jeni një refugjat, ju do të ktheheni në vendin tuaj të origjinës ose në një vend ku ju keni të drejtën e qëndrimit.

Edhe nëse jeni vlerësuar të jeni një refugjat, ju nuk do të strehoheni në Australi. Po në qoftë se të afërmit e mi janë në Australi?A ka ndonjë ndryshim nëse të afërmit e mi tashmë kanë një vizë ose janë qytetarë Australianë? Nuk ka asnjë ndryshim në qoftë se ju keni familje në Australi. Këto rregulla zbatohen për të gjithë që vijnë në Australi me anije në mënyrë të paligjshme. A do të kthehen anijet mbrapsht? Është politika dhe praktika e Qeverisë Australiane për të kapur çdo anije që kërkon të hyjë në mënyrë të paligjshme në Australi dhe ta shpërngul atë pa e vënë në rrezik, përtej ujërave tona. Trafikantët e njerëzve më kanë thënë që ata përdorin rrugë të reja dhe të ndryshme për në Australi për të shmangur kapjen. Mua më është garantuar mbërritja. Garancia e ofruar nga trafikantët e njerëzve është një gënjeshtër. Ju nuk do të mbërrini në Australi në çfarëdo rruge që të vini. Trafikantët e njerëzve më thanë se unë do të kem të drejtën për t’u strehuar në Australi. Mos besoni gënjeshtrat e trafikantëve të njerëzve. Këta kriminelë do të vjedhin paratë tuaja dhe do të vënë jetën tuaj dhe jetën e familjes tuaj në rrezik – për asgjë.

Ju ose familja juaj nuk do të strehoheni në Australi përgjithmonë.

Ju rrezikoni të humbisni çdo gjë, duke përfshirë jetën tuaj dhe jetën e familjes tuaj, nëse ju vini në Australi me anije pa vizë. Çfarë do të ndodhë nëse kërkuesit e azilit mbërrijnë në Australi pa u kapur? Masat e forta të mbrojtjes së kufijve të Australisë do të thonë se anijet nuk do të mund të mbërrijnë në Australi pa u zbuluar.

Pavarësisht se ku kërkuesit e azilit mbërrijnë në Australi me anije, ata do të transferohen brenda 48 orëve në një qendër proçedimi në shtetin e Papua New Guinea-t ose të Nauru-t.

Nëse ju vini në Australi me anije në mënyrë të paligjshme, në asnjë mënyrë Australia do të bëhet ndonjëherë vendbanimi juaj. Cilat janë marrëveshjet midis Australisë, Papua New Guinea-t dhe Nauru-t? Australia ka marrëveshje me qeverinë e Papua New Guinea-t dhe Nauru-t për proçedimin e të gjithë të ardhurve të paligjshëm nëpërmjet detit.

Të gjithë të ardhurit e paligjshëm nëpërmjet detit – si familje, fëmijë, fëmijë të pashoqëruar, të arsimuar dhe të kualifikuar – janë transferuar brenda 48 orëve në qendrat e proçedimit në shtetin e Papua New Guinea-t ose Nauru-t.

Këto rregullat zbatohen për të gjithë: pa u bërë asnjë përjashtim.

Subjektet e strehimit në të dyja vendet janë duke u zgjeruar për të akomoduar njerëzit që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme nëpërmjet detit, ndërkohë që deklaratat e tyre të mbrojtjes janë duke u vlerësuar nga Geveria e Papua New Guinea-t ose Qeveria e Nauru-t. A zbatohet transferimi brenda 48 orëve në PNG dhe Nauru për gratë dhe fëmijët? Kushdo që mbërrin në mënyrë të paligjshme në Australi do të transferohet në Papua New Guinea ose Nauru. Fëmijët dhe grupet familjare nuk janë të përjashtuar nga ky transferim. Po përsa i përket të miturve të pashoqëruar? Nuk bëhet asnjë përjashtim për transferimin në një vend proçedimi jashtë Australisë.

Të miturit e pashoqëruar të cilët kanë ardhur në mënyrë të paligjshme në Australi janë transferuar në vendet e proçedimit jashtë Australisë. Kjo proçedurë do të vazhdojë të zbatohet. Sa njerëz mund të transferohen në Papua New Guinea ose Nauru bazuar në marrëveshjet e reja? Nuk është përcaktuar një numër maksimal njerëzish që mund të transferohen.

Subjektet e strehimit në të dyja vendet janë vazhdimisht duke u zgjeruar. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e njerëzve që mund të transferohen në PNG ose Nauru bazuar në marrëveshjen e re. /a.b/noa/al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit