Transmetuar më 04-09-2014, 19:27

Tiranë, 4 shtator 2014, NOA.al – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me nënkryetarin e grupit CDU/CSU, Andreas Schockenoff. Ky i fundit u shpreh gjatë fjalës së tij se integrimi në Bashkimin Europian nuk është çështje e një partie, por kërkon bashkëpunim.

“Afrimi drejt Bashkimit Europian nuk është një çështje e vetëm një partie të vetme, por është një çështje e gjithë shqiptarëve që duhet të punojnë bashkarisht për këto dhe për të mirën e vendit të tyre”, tha Schockenoff.

Sipas tij, të gjithë institucionet e pavarura duhet të punojnë, të jenë të pavarura dhe ato të respektohen nga të tjerët. Nënkryetari i grupit CDU/CSU shtoi se Kushtetuta rregullon të gjithë veprimet, bashkëpunimin se si duhet të punohet.

“Gjykata Kushtetuese merr vendime nuk ka më vend për debat dhe për diskutime politike, ato duhen respektuar dhe duhen zbatuar. Sigurisht që në debatin parlamentar ekzistojnë rregulla që të gjithë të respektohen, liritë e të shprehurit të mendimit, të gjithë duhet të punojnë bashkë, dhe jo ata të pengohen me dhunë për të shprehur mendimin e tyre. Kjo duhet të reflektohet edhe më tej”, u shpreh Schockenoff.

Në vijim të fjalës së tij, ai tha se Basha dhe udhëheqja e re e Partisë Demokratike kanë shprehur një përgjegjësi të lartë të punojnë për vendin, që vendi të mos mbetet në vend, por të ecë më para në objektivat e caktuara.

“Ne, Kristiandemokratët Gjermanë e shohim të rëndësishme vendin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, prandaj dhe ne bashkëpunojmë ngushtë Partinë Demokratike të Shqipërisë, në mënyrë që këto objektiva të realizohen sa më shpejt”, deklaroi Andreas Schockenoff.

Ai bëri me dije se ka ftuar Lulzim Bashën, si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që të marrë pjesë në kongresin e partisë CDU që do të zhvillohet në Keln në dhjetor.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmoi pranimin e  ftesës së Kancelares Merkel për të qenë i pranishëm në këtë kongres. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit