Transmetuar më 04-09-2014, 14:31

Tiranë, 4 shtator 2014, NOA.al- Një grabitje e planifikuar dhe me pasojë plagosjen.

Në bulevardin “Blu” në Kamëz, dy persona të pa identifikuar, kanë goditur me mjetin e tyre tip “BMV”, 32 vjeçarin B.H., banues në Vlorë.

Personat që udhëtonin me automjet e kanë ndaluar dhe pasi e kanë goditur i kanë marrë edhe çantën, ku krahas sendeve të tjera kishte dhe 500 mijë lekë.

I dëmtuari u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut. Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit