Transmetuar më 04-09-2014, 09:06

Një lajm aspak i mirë për ata që pinë kafe. Sipas disa studimeve të fundit të kryera nga spitali San Daniele del Friuli në Udine të Italisë, u zbulua se personat me tension të lartë mund të preken nga diabeti, pikërisht për shkak të konsumit të kafesë.
Sipas studimit, kush pi një pije eksituese është më i rrezikuar për tu prekur nga diabeti i tipit 2.
Për të arritur në këtë përfundim u mbajtën nën vëzhgim 639 persona me tension të lartë, me moshë nga 18 deri në 45 vjeç.
74% e tyre pinin kafe, ndërsa rezultoi se te 58% prej tyre nisën të shfaqeshin shenja të qarta diabeti./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





