
Tiranë, 4 shtator 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 4 shtator 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Qeveria e pranon, energjia, variantet për rritjen e çmimit”.
Tituj të tjerë janë; “Nënën dhe hallën i vranë për para, me pronat merrem unë”.
“Dritëroi” Pse Enveri caktoi Ramiz Alinë si pasues”.
“Kuvendi, kod etike për deputetët, pa celular në seancë”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Minatorët, në pension 55 vjeç. Qeveria ul moshën e daljes në pension për punëtorët e nëntokës”.
Tituj të tjerë janë; “Spartak Ngjela: Basha ka frikë nga Berisha, ai e detyron të bojkotojë”.
“Lezhë, vrasësi i shokut rrëfen në gjykatë: I mora jetën se më ngacmoi gruan”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dëgjohet FMN, rritet çmimi i energjisë. Gjiknuri: Politikat e çmimit janë duke u bërë nga Enti Rregullator i Energjisë. Ne si qeveri, në çdo rast, me politikat tona do të mbrojmë konsumatorët në nevojë”.
Tituj të tjerë janë; “Saakashvili: Rama të bëjë reforma të thella dhe t’i bëjë shpejt”.
“Kodi i Etikës, deputetët të ruajnë informacionin, ndalohen sharjet”.
“Vizita e Papës, SHISH mban në mbikëqyrje 35 të dyshuar për terrorizëm”.
“Inspektorja e Përgjithshme e BSH refuzon Kuvendin, Braçe: E paprecedentë”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Kompensimi i dritave, pensionistët përfitojnë 1400 lekë”.
Tituj të tjerë janë; “Prokuroria heton “Grant Thorton”, Braçe: Banka e Shqipërisë po rrëzon Republikën”.
“Bode: S’mendoj që PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Vizita e Papës më 21, survejim terroristëve”.
Tituj të tjerë janë; “Braçe: Banka e Shqipërisë po rrezikon Republikën”.
“Miratohet ulja e moshës së pensionit për minatorët, kriteret për përfituesit”.
“Kodi i ri i Sjelljes, ndalohen sharjet dhe dhuna në Kuvend”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





