
Hackerat nuk kanë të ndalur. Pas ndërhyrjes së disa piratëve të informatikës në celularët e disa yjeve si Jennifer Lawrence apo Rihanna, për t’ju vjedhur foto intime dhe për t’i postuar më pas ato në rrjet, tashmë është Eva Longoria ajo që ka akuzuar punonjësit e Apple, pasi ka vënë re gjurmë të të huajve në postën e saj elektronike.
Aktorja ka akuzuar personelin e një dyqani të Apple në Texas, të cilët kanë mundur të “fusin duart” në kontaktet e saj.
“Dikush ka futur duart tek kontaktet e mia dhe ka kontrolluar e-mailin tim”, ka thënë Eva, pasi ka marrë një mesazh në të cilin thuhej: “Pash numrin tënd të telefonit në profilin tënd. Doja thjesht të të telefonoja dhe të të thoja se jam një adhurues yti”.
Kompania ka konfirmuar se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë problem me sigurinë e telefonave dhe se sistemi i arkivës iCloud nuk është dhunuar./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





