
May Myat Noe është një femër zeshkane dhe tejet e bukur. Ajo është zgjedhur si Miss Asia Pacific World 2014, por tashmë nuk mund të mbajë më kurorën në kokën e saj.
Me sa duket, vajza e re e ka humbur titullin e të qenurit Miss, për shkak se ka refuzuar t’i nënshtrohet një ndërhyrje e cila njihet si “mastoplastica additiva”, ose, e thënë ndryshe, rritja e gjoksit.
Dihet se Azia, e veçanërisht Koreja e Jugut njihen si vende në të cilat është tejet e zhvilluar kirurgjia plastike dhe një në 5 femra ka pësuar një ndërhyrje të tillë në trupin e saj.
Sipas asaj që është raportuar, mësohet se gjatë muajit maj të këtij viti, pas fitores së Miss Asia Pacific World 2014, May Myat Noes i kanë këshilluar të rrisë disa masa madhësinë e gjoksit, duke qenë se dekolteja e saj ishte shumë e vogël. Ajo nuk ka pranuar dhe si rrjedhojë i është hequr e drejta e kurorës. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





