
Delvinë, 3 shtator 2014, NOA.al- Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur në Delvinë. Një makinë tip volksvagen me targa AA 871JO, është përplasur pak pas mesditës së sotme me automjetin tip Kia me targa ZMH1103 në afërsi të fshatit Vrion, duke lënë të dëmtuar personat që udhëtonin në to.
Siç raporton NOA.al, si pasojë e plagëve të marra tre prej të dëmtuarve janë më rëndë dhe janë dërguar drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme.
Nuk dihen ende identitetet e tyre ndërsa nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





