
Tiranë, 3 shtator 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga nën akuzën për shpërdorim detyre një 38 vjeçare, punonjëse në Bankën Kombëtare Tregtare.
Brunilda Dura u ndalua nga seksioni për krimin ekonomik dhe financiar, gjatë ditës së djeshme ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 56 vjeçarin F.Z., banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për ndalimin e 29 vjeçarit Besmir Laja, i dyshuar për veprën penale vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.
Burime zyrtare nga policia i thanë NOA.al, se nga hetimet e kryera dyshohet se Besmir Laja, punonjës i filialit të bankës BKT pranë zonës së liqenit, në pozicionit e arkëtarit, dyshohet se ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën, shumat prej 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM.
Ndërkohë Brunilda Dura, me detyrë Asistente/Shefe operacionale pranë kësaj banke dhe F.Z., me detyrë drejtor dege, dyshohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë lejuar që Besmir Laja të kryente vjedhjen./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





