
Durrës, 3 shtator 2014, NOA.al- Një fëmijë i moshës tre vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij.
Pasditen e djeshme në lagjen nr.13 në Durrës, nga pakujdesia ka rënë nga dritarja e banesës ku jetonte e mitura K.H., 3 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra e mitura u dërgua në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Nga informacionet e para mësohet se vogëlushja u ka shpëtuar vëmendjes së prindërve për disa momente dhe është varur në dritare për të parë jashtë, duke humbur ekuilibrin dhe duke rënë në tokë.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë parë vogëlushen e dëmtuar duke lajmëruar prindërit dhe duke e dërguar në spital. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa vijon puna për hedhjen dritë mbi të./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





