Transmetuar më 03-09-2014, 09:59

Ajo u cilësua si një femër unike që arriti ta bindte të martohej atë që njihej si beqari i përjetshëm, por mesa duket edhe pas martesës së tyre fshihet diçka. George Clooney do të bëhet baba, pasi e dashura e tij Amal Alamuddin është shtatzënë.

Kështu martesa e planifikuar për tu mbajtur në shtator është stimuluar nga barku i rrumbullakosur i avokates së bukur.

George do të ngjitet në altar për tu martuar me Amal pas pak ditësh në Como të Italisë, por revista italiane “Chi” ka fotografuar çiftin në një dalje të tyre, ku e fejuara e aktorit hollivudian, është parë me barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan portokalli Amal ka treguar barkun e fryrë, i cili ka konfirmuar lajmin për shtatzëninë, kjo pasi nusja e ardhshme nuk ka pasur asnjëherë probleme me kilet dhe rrumbullakosja duket qartësisht vetëm në bark./a.y/noa.al  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit