



Preferoni ushqimin e gatshëm- Shumë njerëz nuk pëlqejnë të gatuajnë për veten, për shkak të rrëmujës që mund të krijohet në kuzhinë vetëm për të gatuar për një njeri. Për rrjedhojë priren të konsumojnë ushqime të gatshme, duke e dëmtuar seriozisht shëndetin e tyre.
Të gatuash një racion më shumë- Një prej gabimeve më të përhapura për ata që hanë vetëm është se gatuajnë më shumë se për një njeri dhe konsumojnë më shumë se normalja. Nëse gatuani më tepër, merrni një racion dhe pjesën tjetër futeni në frigorifer.
Hani ndërsa jeni të hutuar– Shpesh të hash në vetmi dhe në heshtje, na bënë që të ndihemi të trishtuar. Kështu ngrënia gjatë kohës që jeni para televizorit apo kompjuterit shkakton hutim dhe humbet vëmendja nga sasia që konsumojmë. Kjo pasi nuk i kushtohet rëndësi as shijes, as ngjyrës dhe as aromës së ushqimit, dhe kur mbarojmë ndihemi të pakënaqur.
Hani me shpejtësi- Ngrënia në vetmi nuk ofron ndonjë kënaqësi të madhe dhe shpesh hahet me shpejtësi. Por një veprim i tillë mund të shkaktojë probleme si refluks gastrik apo vështirësi në tretje./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





