
















Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen mbi vete gjatë eventit “GQ Man Of The Year Awards”, i cili u mbajt në Londër.
E shoqëruar nga bashkëshorti Kanye West, Kim shkëlqeu e gjitha në sajë të fustanit provokues që kishte veshur, me një trupore lëkure poshtë dhe me një fund të gjatë dhe transparent.
Drejtori i “GQ”, Dylan Jones lexoi emrin e Kim, duke e shpallur si femrën e vitit.
Duke folur pas çmimit, 33 vjeçarja e cila gjatë këtij viti ka pushtuar mediat rozë tha, “Është Kim Kardhashian West. Falënderoj “GQ” që më zgjodhi femrën e vitit dhe tim shoq që më bëri të ndihem si femra e vitit në çdo ditë”.
Gjatë këtij eventi Kim dhe Kanye nuk u ndanë për asnjë moment nga njeri tjetri ndërsa buzëqeshnin dhe pëshpërisnin mes tyre./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





