Transmetuar më 03-09-2014, 08:10

Tiranë, 3 shtator 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 3 shtator 2014.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Krimi horror, sherr për pallatin, mbyten me qese dy të moshuarat”.

Tituj të tjerë janë; “Prokuroria pushon padinë e Kodhelit ndaj Arben Imamit”.

“Dritëroi: Rama e ka nisur mirë me pastrimet. Basha nuk drejton dot si i varur”.

“Basha: Kushtet e opozitës për tu kthyer në Parlament”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Pronat, masakrohen kunatat. Vrasja pas mesnatës, dy gratë u mbytën me qese plasmani pas përleshjes”.

Tituj të tjerë janë; “David Smith: Makinat me targa të huaja, kushtet dhe gjobat për qarkullimin”.

“Has, i shpërthen granata në duar, humb jetën babai i nëntë fëmijëve”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Vrasje nën tortura/ Mbyten me qese kunatat, trashëgimia dyshimi kryesor”.

Tituj të tjerë janë; “Ligji i plotë, si llogaritet pensioni dhe rritja e moshës sipas tabelave të reja”.

“Qeveria boton brenda natës në Fletoren Zyrtare 5 ligjet që ktheu Nishani”.

“PD ngre grupe të pavarura pune për ligjet në Kuvend”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Ndryshojnë pensionet. Tabelat për rritjen e vjetërsisë”.

Tituj të tjerë janë; “Masakra në Durrës, Vasil Vava: Si i gjeta nënën dhe hallën të vrara”.

“Meksi në Prokurori, Braçe: Përgjegjësi administrative për Fullanin”.

“Toka bujqësore do të jepet 20 vjet në përdorim, kush përfiton”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Nishani: Edi mos e “krruaj”!

Tituj të tjerë janë; “Pensionet, zyrtarizohet zgjatja e moshës si edhe tarifat e reja”.

“Krim makabër në Durrës, torturohen dhe vriten dy gra”.

“Vjedhja e Bankës, Prokuroria thërret 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit