
Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 3 shtator 2014 që NOA.al sjell për sot. Bëhuni gati të përshtateni me situatat që do të krijohen dhe të mos ëndërroni shuam gjatë kësaj dite. Duhet të tregoheni më shumë krijues, pasi nga kjo do të varen shumë gjërat sot. Mbrëmja është shamë e mirë për socializim dhe për të shpenzuar para.
Dashi
Do të jetë një ditë e mirë dhe ju do të keni mundësi të shprehni talentin tuaj në art, teknologji dhe çështje që janë të lidhura me drejtësinë. Nëse do të dini si të organizoni kohën dhe të gjeni momentin e duhur edhe për partnerin tuaj, nuk do të keni asnjë lloj problemi.
Demi
Nëse do të debatoni me dikë, nuk do të dilni tërësisht fitimtarë. Do të rrethoheni nga persona pozitivë dhe miqësorë, të cilët do t’ju ndihmojnë të dilni edhe nga situata më e vështirë. Është një ditë e mirë për të qëndruar në familje dhe për t’u argëtuar me personat tuaj të dashur.
Binjakët
Në shtëpi apo në punë ju mund të silleni dhe visheni si të doni, por nëse keni një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, bëni mirë të tregoni kujdes në lidhje me ato që do të thoni dhe mënyrën si do të dukeni. Mos i merrni gjërat me rrëmbim, tregohuni me këmbë në tokë.
Gaforrja
Do të jeni nën ndikimin e harmonisë në familje dhe do të influencoheni nga kjo gjë. Bëni mirë të tregoheni të dashur dhe të gatshëm për të ndihmuar disa persona që do të keni nevojë për ndihnim tuaj. Nëse doni të merreni me diçka ndryshe, përpiquni që ajo të jetë një gjë e dobishme.
Luani
Është një atmosferë e mirë për të biseduar, ecur apo edhe për të bërë ndonjë udhëtim. Nëse ndesheni me disa situata të cilave nuk mund t’ju jepni zgjidhje, këshillohet të dorëzoheni dhe të mos mundoheni më kot. Balanconi aktivitetet në jetën tuaj. Do t’ju pëlqejë të flirtoni gjatë kohës që do të punoni.
Virgjëresha
Jeta do të shfaqet e mbushur me ngjyra dhe pozitivitet për ju. Megjithatë, shumë persona nën shenjën e virgjëreshës nuk do të përfitojnë tërësisht nga mundësitë që do t’ju krijohen për shkak të natyrës së tyre të ndrojtur. Mundohuni të bëni gjërat realitet, pasi në të kundërt do të vijoni të jetoni në një botë imagjinare.
Peshorja
Puna me miqtë tuaj do të nxisë kreativitetin tek ju. Nëse do të realizoni ndonjë udhëtim të shkurtër pune, ai do të rezultojë shumë i suksesshëm. Ju do të jeni gjatë gjithë kohës në përpjekje për të ruajtur balancën tuaj mes asaj që mendojnë të tjerët për ju dhe asaj që ju jeni vërtetë të aftë të bëni.
Akrepi
Nëse do të rrezikoni shumë, aq sa edhe mund të humbni shuma marramendëse, atëherë pregatituni për më të keqen. Sot ju do të shikoni rezultatet e para të çmendurive tuaja. Do të ndieni mungesën e një personi të dashur, me të cilin këshilloheshit për gjithçka. Nuk do të gjeni mbështetje tek disa njerëz.
Shigjetari
Do të jeni në humor të mirë sot dhe do të doni ta ndani gjendjen tuaj të mirë emocionale edhe me të tjerët që do të jenë përreth jush. Është një ditë shumë e mirë për çështjet e dashurisë dhe aktivitete argëtuese. Lejojini vetes të jeni më të lirshëm kur bëhet fjalë për njohjen e njerëzve të rinj.
Bricjapi
Nuk duhet t’i përkushtoheni tërësisht punës dhe të lini pas dore pjesën tjetër të jetës suaj. Sot ju do të keni mjaftueshëm arsye për të buzëqeshur dhe për tu argëtuar. Humori i mirë do t’ju frymëzojë për ndihmuar disa persona.
Ujori
Dita e sotme do të jetë e mbushur me momente pozitive për ujorin. Marrëdhëniet tuaja me partnerin do të intensifikohen dhe do të ndikojnë në rritjen e komunikimit dhe atmosferës së ngrohtë mes jush. Do të bashkëpunoni për zgjidhjen e disa problemeve.
Peshqit
Do të jeni në gjendje të mirë financiare dhe morale. Do të ndiheni komodë si në punë edhe mes miqsh. Do të keni dëshirë të flirtoni, por nuk do të doni të shndërroni një marrëdhënie të mirë shoqërore në një çështje dashurie. Veproni me kujdes. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





