
Kanë nisur polemikat në Torino të Italisë pas një foto-skandali, i cili është përdorur për të promovuar një vepër, të organizuar në kuadër të lirisë homoseksuale dhe grupit LGBT, e sponsorizuar nga Bashkia.
Në posterin e quajtur “La Grande Battaglia Trova Esito”, është përdorur imazhi i një gruaje të shëndoshë dhe të zhveshur, e cila shkel me këmbë disa ikona fetare. Në foto shkruhet S.A.L.I.G.I.A, në të cilën përmblidhen 7 mëkatet vdekjeprurëse.
Pas polemikave të shumta, Bashkia ka hequr sponsorizimin. “Gjithmonë i vlerësojmë projektet e paraqitura dhe rëndësinë e tyre.
Në këtë rast, askush nuk mund ta merrte me mend se do të përdorej një foto e tillë, e cila do të sillte këtë reagim dhe sensibilitet tek qytetarët.
"Pasi ka parë posterin, Bashkia e ka hequr sponsorizimin”, – është shprehur zëdhënësi Maurizio Braccialarghe. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





