Transmetuar më 02-09-2014, 15:33

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, gjatë paradites, pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobët, më të dukshme shira do të ketë në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të dendur.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshim duke ruajtur të njëjtat vlera konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri 35 – 40 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Europa

Pellgu i Mesdheut dhe juglindja e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që këto rajone të mbeten me vranësira dhe shira. Po ashtu, vendet e Balltikut dhe Finlanda paraqiten në kushtet e vranësirave të fuqishme të shoqëruara me stuhi të forta ere dhe rrebeshe shirash. Ndërsa Europa perëndimore dhe qendrore  por edhe gadishulli Iberik do të jene nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave  kalimtare./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit