



Depilimi është një problem i përhershëm i femrave, por ky problem shtohet më së shumti në periudhën e shtatzënisë, pasi vështirësitë bëhen më të mëdha.
Mund të duket e pabesueshme, por nëse normalisht heqja e qimeve nëpërmjet rruajtjes, nuk këshillohet për shkak se i forcon ato, në shtatzëni është mënyra më e përdorur nga femrat për shkak të thjeshtësisë. Një nga arsyet që e bënë këtë mënyrë më të përdorur, është se nuk përmban elementë kimikë.
Duhet mbajtur parasysh se heqja e qimeve me strisha dhe ngjitës në zonat intime apo edhe në këmbë duhet shmangur. Kjo pasi shtimi në peshë ka efekt negativ në hormone dhe me këtë mënyrë mund të vihen në provë venat dhe kapilarët. Gjithashtu nuk këshillohet një mënyrë e tillë pasi shpesh shkakton trauma në lëkurë.
As depilomi në mënyrë elektrike me pajisje enkas për shkuljen e qimeve nuk këshillohet gjatë shtatzënisë, pasi shkakton dëmtime. Këtë mënyrë përdoreni vetëm në pjesën e këmbëve, natyrisht nëse nuk vuani nga variçet apo probleme të tjera./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





