Transmetuar më 02-09-2014, 10:28

Princi Alberto i Monakos i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, princesha Charlene, morën pjesë në festën tradicionale për fundin e verës, festë e organizuar në parkun Princesse Antoinette.

Me këtë rast Charlene Wittstock mbante veshur një fustan ngjyrë blu me pala, i cili i fshihte barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Më tej mbulimi i barkut u bë më i thjeshtë, pasi iu dhurua një buqetë me lule, me të cilën princesha mbuloi barkun e fryrë. Charlene ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërsa duket se nuk ka marrë asnjë kilogramë të tepërt, nga pritja e fëmijës së parë.

Ndërkohë Princi Alberto, ka dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme, Jazmin Grace Grimaldi, i lindur në vitin 1992 dhe Alexandre Coste, i lindur në vitin 2003./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit