Transmetuar më 02-09-2014, 09:58

Një grua 31 vjeçare shtatzënë u vra me disa të shtëna pistolete, ndërsa po parkonte makinën pranë shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Long Island, pranë New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk dihen shumë detaje nga krimi.

Viktima Milagro G. Canjura, 31 vjeç u gjet pa ndjenja dhe u transportua drejt spitalit më të afërt, ku u komunikua edhe vdekja e saj dhe foshnjës që mbante në bark.

Nuk dihet ende se kush mund ta ketë ekzekutuar gruan, ndërsa gjithçka është e veshur me mister./a.y/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit