
Gramsh, 2 shtator 2014, NOA.al- Një 27 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gramshit.
Ervis Hoxha me banim në lagjen “Holta” në Gramsh, u arrestua pasi po në këtë qytet gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë, 29 vjeçarin E.B.
Nga kontrolli i policisë në banesën e Ervis Hoxhës iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale nëntë fishekë pistolete.
Pas plagosjes, i dëmtuari u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





