













Ato janë dy prej modeleve më të famshme dhe më të suksesshme, dhe imazhi i tyre i bërë bashkë pa diskutim garanton sukses.
22 vjeçarja Cara Delevingne dhe 40 vjeçarja Kate Moss, janë shfaqur tejet joshëse dhe të nxehta në një shërbim fotografik për kompaninë “Burberry”, duke realizuar kështu shërbimin e parë fotografik bashkë.
Në një fotografi vërtetë sensuale ato shfaqen të zhveshura dhe të përqafuara, ndërsa mbi shpinë kanë hedhur pardesynë “Burberry”.
Më tej po të zhveshura ato e kanë hedhur pardesynë mbi kokë, ndërsa më tej të veshura me pardesy të ndryshme janë shfaqur tejet sensuale duke pëshpëritur me njëra tjetrën. Më tej ato kanë pozuar edhe pranë parfumit të kësaj firme, duke u ulur sipër tij./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





