
Një këshillë për bukurinë e cila përdoret gjerësisht nga femrat në Kili, bazohet te rrushi i kuq.
Sipas tyre hileja për një lëkurë të shëndetshme bazohet te antioksidantët e fuqishëm që gjenden në sasi të mëdha te rrushi i kuq.
Për të provuar në kushtet e shtëpisë këtë përbërës të shëndetshëm, shtypni disa kokrra rrushi dhe përzjeini me dy lugë miell.
Më tej përzjeini këta përbërës deri sa të jetë bërë një masë homogjene. Pas kësaj aplikojeni dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta para se ta lani.
Kjo maskë është shumë ekonomike dhe tërësisht natyrale, e cila iu lejon që të keni një fytyrë të lëmuar dhe të shëndetshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





