Transmetuar më 01-09-2014, 20:57

Ky është horoskopi për ditën e martë, 2 shtator 2014 që NOA.al sjell për ju. Orët e para të kësaj dite do të jenë tërësisht aktive. Është momenti më i mirë për të qenë dhe për tu treguar të vendosur dhe me kurajë. Në të njëjtën kohë do të jetë tepër e rëndësishme të kontrolloni emocionet tuaja. Mos veproni në mënyrë impulsive.

Dashi

Do të jeni gjatë gjithë kësaj dite të zënë me punë dhe me shumë mundësi, e tillë ka për të qenë situata gjatë gjithë javës. Do të jeni të mbushur me energji dhe performanca juaj në punë do të japë rezultate mjaft pozitive. Nëse doni të bëni ndonjë pushim të shkurtër, tani nuk është aspak momenti.

Demi

Ambiente si shtëpia, puna apo edhe miqtë e afërt do të shndërrohen në zona të rrethuara nga tensioni. Mund të përballeni me pasojat e sjelljeve të këqija të kryera gjatë ditëve të fundit. Dikush mund të ndikojë negativisht tek ju. Do të ndieni mungesën e një të afërmi.

Binjakët

Mund të përfundoni duke shkuar në një udhëtim të papritur që në orët e para të mëngjesit. Tregoni kujdes nga mënyra se si do të veproni dhe silleni, pasi me shumë mundësi do të përfshiheni në disa situata konfliktuale. Përpiquni të kuptoni nevojat e të tjerëve dhe të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja.

Gaforrja

Është një moment shumë i mirë për të bërë ndryshime, veçanërisht sa i takon situatës tuaj financiare, profesionale dhe aktivitetit teknik. Mund të vendosni të ndryshoni në mënyrë drastike buxhetin, duke rivlerësuar të ardhurat tuaja.

Luani

Do të jeni të etur për të përjetuar emocione dhe eksperienca të reja, të cilat do t’ju japin mundësinë të flisni dhe të shpreheni sa më shumë. Mund të vazhdoni me planet tuaja për tu argëtuar dhe të tregoni interes në sporte, teknologji apo edhe biznes. Mundohuni të mos thyeni dhe shkelni rregullat.

Virgjëresha

Dëshira juaj për të ndryshuar diçka apo për tu bërë pjesë e një projekti të ri do të rritet nga minuta në minutë gjatë kësaj dite. Nëse jeni një person që rrezikoni së tepërmi, ju duhet të besoni në instiktin tuaj por mos veproni asnjëherë në mënyrë impulsive.

Peshorja

Do ta gjeni veten sa hap e mbyll sytë të përfshirë në organizime të këndshme dhe argëtuese. Është një ditë shuam e mirë për të përfituar dhe për të marrë sa më shumë eksperiencë nga të tjerët. Ndryshimet e herë pas hershme do t’ju kushtojnë dhe do të shkaktojnë situata stresuese tek ju.

Akrepi

Jeta juaj nuk do të jetë aspak e thjeshtë deri në momentin që ju do të vendosni të ndryshoni disa gjëra. Bëni mirë të nisni të tregoni interes për punë të ndryshme dhe rrisni horizontin tuaj. Nëse doni të ecni përpara, duhet të filloni të shikoni për mënyra më fitimprurëse.

Shigjetari

Rrethanat e kësaj dite dot provokojnë tek ju shenja optimizmi dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni kujdes pasi përveç fatit të mirë, rrezikoni të bini në grackën e dikujt. Sa më shumë të doni të dini, aq më të rrezikuar do të jeni.

Bricjapi

Nuk është koha që të mendoni gjatë për të kryer lëvizje të kujdesshme. Përpara se të ndërmerrni iniciativa të rëndësishme, sigurohuni që jeni duke ecur në rrugën e duhur. Projektet tuaja afatgjata mund të ndërpriten nga një e papritur. Disa aspekte të jetës suaj mund të jenë në rrezik.

Ujori

Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe shumë të zgjuar kur veproni me të tjerët. Mund të ndesheni me persona që mbështeten së tepërmi në interesat personale, të cilat me shumë mundësi do të jenë tërësisht në të kundërt të interesave tuaja. Nëse keni rivalë, ata do t’ju dalin hapur në kundërshtime sot.

Peshqit

Do të jetë dita ku ju do të rrethoheni nga ngjarjet e reja, por implementimi i tyre do të jetë problematik. Do t’ju duhet të ndryshoni mënyrën tuaj të të punuarit. Nëse dalloheni për aftësi krijuese, duhet të nisni të merreni edhe me çështje menaxhuese. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit