Transmetuar më 01-09-2014, 19:54

Një fëmijë i seksit femër, e moshës 9 vjeçare është vrarë ditën e sotme me gjakftohtësi nga narkotrafikantët.

Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e të miturës në Recife, një qytet në veri-lindje të Brazilit. Sipas medieve vendase, e plagosur ka ngelur edhe nëna e 9 vjeçares, e cila ishte një narkomane.

Babai i të voglës ka thënë në polici se narkotrafikantët kanë qenë duke kërkuar vëllanë e nuses së tij, i cili është vetëm 13 vjeç dhe ka hyrë që në moshë më të vogël në botën e drogës. Me sa duket, ai u kishte kriminelëve një borxh prej 85 eurosh. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit