Transmetuar më 01-09-2014, 19:40

Një djalosh i ri i moshës 18 vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur me në makinë tip Lamborghini, të cilën e drejtonte dhe e kishte marrë për t’i bërë një provë në rrugë.

Adoleshenti nga New York e kishte marrë makinën për ta provuar, bashkë me pronarin e saj ligjor, një burrë 49 vjeçar, i cili udhëtonte me të si pasagjer. Sam Shepard nga Long Island po udhëtonte në një rrugë lokale, kur humbi kontrollin e makinës dhe vdiq, pas përplasjes së makinës.

Sipas mediave lokale bëhet e ditur se 18 vjeçari ka qenë duke drejtuar automjetin në veri të Mount Sinai. Makina Lamborghini, vitprodhimi 2010 kushtonte plotë 200 mijë dollarë.

Pronari i makinës, Michael Power, u shoqërua në spital ku edh ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se shpejtësia e lartë mund të jetë bërë shkaku kryesor i aksidentit që i morri jetën të riut. /a.s/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit