Transmetuar më 01-09-2014, 18:42

Pronarët e qenve duhet t’i mbajnë kafshët e tyre të dashura në krahë, në mënyrë që ata të mos mund të prekin tokën dhe të shkelin në dyshemenë e një nga pallateve më luksozë në të gjithë Amerikën.

Këto rregulla të reja janë vendosur pikërisht në Upper West Side në Manhattan, ku banorët kanë nisur të konfliktohen dhe të ndahen mes atyre që i duan kafshët dhe atyre që nuk kanë ndonjë simpati të madhe për to.

“Vendosa në tokë një vazo lulesh për jo më shumë se dy minuta dhe dikush erdhi dhe më tha se po pengoja kalimin. Nuk janë vetëm kafshët problem këtu, por edhe rregulla të tjera të palogjikshme”, ka thënë një nga banorët duke qeshur dhe ironizuar rregullat e reja të vendosura nga fqinjët e tij.

Ndërtesa me 54 kate ndodhet në rrugën 62ma në West Side dhe quhet Hawthorn Park. Në këtë ndërtesë ka disa rregulla shumë të ndryshme nga ato që jemi mësuar të kemi zakonisht në pallatet tona. Mes tyre është edhe ndalimi i ecjes në dysheme i kafshëve që peshojnë më shumë se 6.8 kilogramë. /a.s/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit