Transmetuar më 01-09-2014, 16:48

Super Porsche i tretë që ALBtelecom dhuron ka gjetur fituesin e tij. Është Kujtim Biduli, me numrin e telefonit 06736**762 ai që do të rrëmbejë këtë super dhuratë. Përzgjedhja e tij është bërë gjatë një transmetimi televiziv në praninë e noterit.

Një sezon vere i mbushur me energji, muzikë, dhurata, surpriza, argëtim dhe puthje nga #ALBtelcomtëdo ka kulmuar me gjetjen e fituesit të Porsche-it të kuq. Ky është super Porsche i tretë që ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë, pas “Biondes” dhe “Brunes”, të cilat u dhuruan  gjatë dy fushatave të mëparshme.

Fushata “ALBtelecom të Do”, e cila ka prekur shumicën e qyteteve shqiptare, por veçanërisht ato bregdetare si Saranda, Himara, Velipoja, Pogradeci, etj. u ka dhënë kënaqësinë qytetarëve dhe pushuesve të shijojnë “Puthe Tour” me këngëtaren e mirënjohur Elvana Gjata, imazh i ALBtelecom.

Gjatë këtij turi janë shpërndarë edhe surpriza për përdoruesit e ALBtelecom dhe Eagle dhe për fansat e Elvanës, të cilët kanë mundur ta takojnë personalisht atë në dyqanet e kompanisë në qytete të ndryshme, të bëjnë foto e të marrin autografe nga këngëtarja e tyre e preferuar.

Pas Super Porsche, një tjetër fitues pritet, ai i Super Apartamentit. Kurorëzimi i fushatës “ALBtelecom të Do” nuk ndalet këtu, pasi më 15 Shtator ALBtelecom dhe Eagle do të gëzojë një tjetër abonent me një dhuratë akoma më të veçantë, siç është Super Apartamenti në Tirana Ring Center. Emocione të tjera i presin të gjithë abonentët e ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

English Version

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit