Transmetuar më 01-09-2014, 16:40

Dhjetë vagonë me divane lëkure, tre suita, vetrata të mëdha për të admiruar panoramën, zona të rehatshme dhe komforte si dhe një restorant përrallor. Këto do të jenë ato çfarë pritet të ofrojë treni me shtatë yje në Japoni, i cili do t’i takojë kompanisë Japan Railway East.
Treni Cruiser nuk ka asnjë gjë më pak se një hotel luksoz. Ai do të nisë të funksionojë në shtetin japonez në vitin 2017. mendohet se çmimi i një udhëtimi që do të zgjasë rreth tre ditë, mund të jetë rreth 2 mijë euro.
Projekti, i cili ka koston 50 milionë dollarë, mban firmën e Ken Okuyama, ish dizenjuesi i Pininfarina. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





