






Ashtu si të gjitha vajzat ëndërron princin e kaltër, por nuk arrin që ta gjejë për shkak të peshës së saj. Pasi mbushi 27 vjeç, pa puthur kurrë një djalë, Hazel Dyson, një vajzë angleze vendosi të ndryshojë stil jete dhe të futet në dietë, deri sa humbi rreth 80 kilogramë.
Hazel nisi të shtojë ndjeshëm në peshë pas moshës 21 vjeçare dhe me kalimin e kohës nisi të kishte probleme të shumta me shëndetin.
Me peshën e saj nuk ndjehej mirë, dhe kjo gjë e kishte bërë që të mos afrohej nga meshkujt, duke pohuar se nuk ka puthur kurrë.
Pasi u dobësua dukshëm, 27 vjeçarja u rregjistrua në një sajt për takime dhe tashmë ka si synim të gjejë të dashur, pse jo dhe njeriun e jetës së saj./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





