
Vlorë, 1 shtator 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen e “Skelës” në Vlorë, gjatë një atentati ndaj tij.
Biznesmeni i ndërtimit Arben Veliko 48 vjeç, është qëlluar disa herë me plumba, duke bërë që një plumb ta prekë në këmbë dhe një tjetër në bark.
Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, persona të armatosur janë afruar drejt tij dhe e kanë qëlluar me pistoletë.
Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personave që kanë qëlluar me armë, si dhe për zbulimin e konflikteve të mundshme të Velikos./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





