
Përditësuar, Mirditë, 2 shtator 2014 – 06:46
I ngacmoi gruan, vret shokun me 30 plumba
I ngacmonte gruan, i qëllon para shtëpisë me 30 plumba. Një 30-vjeçar nga fshati Lufaj i komunës Selitë të Mirditës është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e djeshme, ndërsa e shoqja ka mbetur e plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të së hënës, ndërsa viktima Roland Kaçorri është qëlluar me armë zjarri tip automatik në oborrin e banesës së tij nga fqinji Azem Ukaj (ne foto). Nga plumbat u lëndua rëndë edhe gruaja e viktimës, Urjeta, 24 vjeçe. Kjo e fundit është dërguar me një helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se është jashtë rreziku për jetën, raporton "Panorama".
Blutë e Mirditës u nisën me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, por terreni i thyer malor ka bërë që ata të mbërrijnë me vonesë. Autori ndërkohë kishte tentuar të arratisej, duke kaluar në pjesën e territorit të Matit. Falë një punë të mirorganizuar të forcave të komisariatit të Mirditës dhe atyre të Burrelit, autori u vu në pranga vetëm dy orë pas ngjarjes tragjike. 29-vjeçari Azem Ukaj u prangos në malin e Urakës në Mat, teksa po tentonte të arratisej drejt thellësisë së zonës.
Vrasje me armë zjarri në Mirditë, ekzekutohet burri, plagoset gruaja e tij
Mirditë, 1 shtator 2014, NOA.al- Një person është vrarë me armë zjarri në Mirditë dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lufaj.
Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se viktima është Roland Kaçorri 30 vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij Orjeta Kaçorri 24 vjeç, e cila është dërguar me helikopter në drejtim te spitalit Ushtarak Tiranë.
Krimi ka ndodhur pranë banesës së çiftit, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ekzekutimit. Nga hetimet e uniformave blu, rezulton se autori i ngjarjes është Azem Uka 29 vjeç, i cili është arrestuar rreth një orë më vonë. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se dyshohet për një lidhje jashtë-martesore mes gruas së autorit dhe viktimës./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





