Transmetuar më 01-09-2014, 12:33

Tiranë, 1 shtator 2014, NOA.al- Një grua ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e goditjes me thikë nga bashkëshorti.

Policia e kryeqytetit po punon për kapjen e 41 vjeçarit Shpëtim H., i cili është shpallur në kërkim.

Gjatë ditës së djeshme, i shpalluri në kërkim ka goditur me thikë duke lënë të plagosur rëndë bashkëshorten e tij M.H., 34 vjeç.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve për motive të dobëta, ku replikat kanë përfunduar me përdorimin e thikës. Gruaja u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 41 vjeçari vijon të jetë në kërkim./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit