






Ishte 20 vjeç, kur nisi lufta e parë botërore dhe 80 vjeç, kur Neil Armstrong vizitoi Hënën.
Leandra Becerra Lumbreras mbushi 127 vjeç në 31 gusht, dhe është vlerësuar si gruaja më e vjetër në botë.
E moshuara kishte pesë fëmijë, ndërsa i fundit vdiq në vitin 2013. Meksikania Leandra ka 20 nipër dhe 73 stërnipër, por nuk është martuar asnjëherë.
Sekreti për jetëgjatësinë e saj, siç tregon mbesa është çokollata, të cilën e konsumon çdo ditë si dhe fakti që nuk u martua asnjëherë.
“Është një grua që ka luftuar gjatë gjithë jetës. Nuk ka ndaluar për asnjë moment së qeni aktive dhe besoj se kjo është një nga arsyet e jetëgjatësisë së saj”, thotë mbesa./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





