Transmetuar më 01-09-2014, 11:18

Pogradec, 1 shtator 2014, NOA.al- Një vajzë e moshës 17 vjeçare nga Pogradeci i ka dhënë fund jetës.
Rreth orësh 10.50 të paradites së sotme, në spitalin e Pogradecit është dërguar nga familjarët e saj, e pa jetë, 17 vjeçarja E.A.
Bazuar në informacionet e para, vajza me banim në fshatin Vërdovë të Pogradecit, dyshohet se është helmuar duke konsumuar pesticide.
Lidhur me këtë rast u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e arsyeve që e detyruan të renë të ndërmarrë aktin fatal./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





