






Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht deputete e Partisë Demokratike dhe një nga zërat më të fuqishëm në selinë blu, Majlinda Bregu, ka kaluar një periudhë relaksi dhe pushimesh familjare.
Zonja Bregu është fotografuar në plazh bashkë me motrën e saj, Ornela Bregu, ku që të dyja janë parë në formë të shkëlqyer.
Bashkëngjitur fotografive të postuara në Instagram, Ornela Bregu shkruan, “Të gjithë dhe dy minuta sekrete me motrën”.
Vihet re trupi në formë i ish-ministres Bregu, e cila ndonëse është nënë e dy fëmijëve, vijon të jetë e kuruar dhe të mos ketë asnjë defekt në trup.
Siç duket edhe në fotografi dy motrat Bregu i mbanin flokët e mbledhur dhe shfaqen në variantin ujë e sapunë, në pushime të qeta familjare.
Ndërkohë bikinit ngjyrë bojëqielli ia nxirrnin edhe më në pah ish-ministres, linjat e trupit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





