
Gramsh, 1 shtator 2014, NOA.al- Një grua e moshës 67 vjeçare nga Gramshi, ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
Gruaja me iniciale I.K., ka qenë duke sistemuar lulet në katin e dytë të banesës së saj, në momentin që ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në tokë duke pësuar plagë te shumta.
E dëmtuara fillimisht u dërgua në spitalin dhe Gramshit e më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak, Tiranë.
Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, gruaja ndodhet në kushte të stabilizuara. Ndërkohë nga veprimet e para hetimore rezultoi se ngjarja ka qenë aksidentale./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





