
Tiranë, 1 shtator 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 1 shtator 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Legalizimet, shtëpitë që rrezikohen nga planet urbanistike”.
Tituj të tjerë janë; “Raporti, për mandatin e ministrave, duhet të ndryshojë Kushtetuta”.
“Zbardhet debati tetë orë i Ramës me grupin e PS, Ruçi: Ka deputetë më të privilegjuar se ministrat”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “PS, grupe pune për zgjedhjet”.
Tituj të tjerë janë; “Flamur Kuçi: Duhej konsensus për reformën, por qe e nevojshme”.
“Arrestohet ish-drejtori i policisë për ndërtim pa leje, kundërshtoi policët”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “8 orët e debatit/ Kritikat e “senatorëve” të PS ndaj qeverisë: Jemi edhe ne”.
Tituj të tjerë janë; “Kapet në Brindizi gomonia me gjysëm ton hashash, arrestohen dy shqiptarë”.
“Arratiset nga spitali i plagosuri, pranga policit që e ruante”.
“Gjykata liron pesë numëruesit e parave të thesarit”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Kompensimi i pronës, 5 milionë dollarë më pak për legalizimet”.
Tituj të tjerë janë; “Ligji për Policinë, si përfitohen gradat dhe mënyra për tu rikthyer në punë”.
“Reforma në arsim, zbulohen emrat e gjimnazeve që do mbyllen nga ministria”.
“Gëzim Myshketa: Nga “baraket” e Durrësit, në skenat italiane”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Rama: S’ka ndryshime në qeveri, nuk e prek kabinetin për tekat e askujt”.
Tituj të tjerë janë; “E djathta, Ngjela: Berisha sërish po e shuan opozitën”.
“Arrestohet ish-shefi i antikrimit ekonomik”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





